Tragjike: Ndahet nga jeta aktorja e njohur meksikane Edith Gonzales

Showbiz

 

Nisi si një thashethem por është konfirmuar edhe nga familjarët e saj: aktorja e njohur Edith Gonzales është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm ne moshën 54 vjeçare. Pasi përfundoi xhirimet e serialit “Fati i Evës”, aktorja konfirmoi se ishte e sëmurë me kancer. “Pavarësisht çdo gjëje, kanceri nuk do më mundë” – u shpreh ajo në një intervistë të asaj kohe. Por pas një lufte të gjatë, duket se aktorja nuk ja ka dalë dot.

Edith Gonzales është një nga aktoret me të dashura për publikun shqiptar. Ajo u bë e njohur nga një sërë serialesh të transmetuar ne Tring si Fjalë gruaje (Palabra de mujer), Salome, Intriga (Mundo de fieras), Fati i Evës (Eva la trailera), si dhe Një dashuri nga e shkuara (Vivir a destiempo) të cilin e ndiqni aktualisht në 3Plus.