Traditat me të cilat na njohin serialet turke…

Showbiz

serialet kena

Nëpërmjet filmave apo seriale njihemi edhe shumë elementë të tjerë që përfaqësojnë një komb, siç është gjuha, kultura, zakonet etj. Të tilla janë edhe serialet turke të cilat janë mirëpritur gjerësisht nga publiku shqiptar. Historitë dramatike, aktorët e talentuar, realizimi dhe efektet muzikore janë një sërë faktorësh që janë sjellë suksesin e këtyre serialeve, të cilët na kanë njohur me shumë veçori të një shteti si Turqia.

kena2

Ndër traditat më të hasura është edhe Nata e Kënasë. Ajo bëhët ditën e fundit para se nusja të martohet, në shtëpinë e babait të saj. Kjo natë e cila ka si simbol ngjyrën e kuqe me të cilën vishet nusja, mbledh të gjithë familjarët bashkë në një festë të madhe. Momente të tilla i kemi parë në shumë seriale, përmendim ndër të tjera “Dashuri me Qira”, “Pavarësisht dashurisë”, etj.

kena