Princeshë Diana dhe princi Charles u divorcuan ndërkohë që djemtë e tyre ishin ende të vegjël. Divorci I tyre ishte nga ato që solli mjaft polemika mirëpo pjesa më e vështirë ishte t’i shpjegonin fëmijëve se çfarë ndodhi dhe ç’do të thoshte që dikush tjetër ishte i përfshirë në jetën e prindërve; siç ishte Camilla Parker Bowles, e cila më vonë u martua me princin.Gjatë një interviste për BBC-në, në 1995 princeshë Diana tregoi si ja tha William-it çfarë ndodhi me të vërtetë. E rëndësishme për princeshën ishte të mos përcillte inat, tension apo mëri tek i biri.
“William më pyeti se çfarë po ndodhte, cila ishte arsyeja që martesa jonë po prishej. I thashë se ishin 3 veta në këtë martesë dhe presioni i medias ishte një tjetër faktor, kështu që këto e bën të vështirë lidhjen tonë. Edhe pse unë e dua ende babin, s’mund të jetojë në të njëjtën çati me të.”Ndërsa Harry nuk zbuloi asgjë për lidhjen e të atit me Camilla-n derisa ajo u bë publike në media, gjë e cila rëndoi edhe më psikologjinë e tij.Pavarësisht stresit, inatit dhe pikëpyetjeve që kishte në kokën e djemve, princeshë Diana ka qenë gjithmonë e pranishme dhe aty, për t’i dalë në mbrojtje.
“Të humbësh një pjestar të familjes është përjetimi më i keq që njeriut i duhet të durojë. Të mos thuash më kurrë “mami” në jetën tënde duket si diçka e vogël, por jo. Unë gjithashtu, e kam ndjerë dhe e ndjej ende zbrazëtinë që më ka lënë mungesa e saj, në çdo 8 mars dhe jo vetëm.”- është shprehur William gjatë një fjalimi në 2014-ën.