“Tradhëtia” është jo rrallë arsye ndarje dhe akoma më shpesh tek vip-at. Ndoshta në këtë ndikon stili i tyre i jetesës apo përditshmëria energjike e rrethuar nga njerëz që i duan dhe shpesh “adhurojnë”
Partnerja e Ledrit, Sara Hoxha, gjatë karantinës së saj duket se ka dashur të kalojë pak kohën duke hapur kështu një “Ask me a question” për ndjekësit në Instagram.
Dikush e pyet se çfarë do të kishte bërë nëse i dashuri do ta tradhtonte.
Sara është treguar shumë e qartë në mesazhin e saj, duke lënë të kuptohet se do ta “masakronte” partnerin.
Ajo ka publikuar një foto me armë e mjete dhune nga më të ndyshmet, ndërsa krahas fotos shkruan “Mos e provofsha“.