Pas ndarjes me DJ e mirënjohur Calvin Harris, këngëtarja Taylor Swift nisi një lidhje të re me Tom Hiddleston. Lidhja e tyre u konsiderua mjaft dinamike dhe e shpejtë, pasi që pas një muaji të lidhur çifti u prezantua me familjet respektive. Megjithatë, marrëdhënia e tyre përfundoi më shpejt se mund të mendohej, aq sa fansat menduan se lidhja nuk ishte fare e vërtetë.
Pas një periudhe të gjatë pa komentuar mbi këtë, Hiddleston është shprehur për GQ në lidhje me ish të dashurën e tij:
“Taylor është e mrekullueshme, e sjellshme dhe e dashur dhe bashkë kemi kaluar shumë mirë. Sigurisht që lidhja ishte e vërtetë. Ne zgjodhëm të dilnim fillimisht për një darkë. Më vonë planifikuam të udhëtonim duke përjetuar shumë gjëra. Ajo është e mrekullueshme. Ishte një lidhje që gjatë gjithë kohës ishte në qendër të vëmendjes së mediave” – është shprehur aktori i njohur.