Filmi do të realizohet nga shkrimet e Gregory Burke të botuara në vitin 1971, bazuar në autobiografinë e e McCullin të quajtur ‘Unreasonable Behaviour
Suksesi që pati nga rolet në filmat ‘Mad Max’ dhe ‘The Revenant’ si edhe nominimi Oscar, ka sjellë aktorin Tom Hardy tek roli i radhës domethënës, në biografinë Don McCullin, njoftohet përmes portalit Deadline.
Hardy do të portretizoje fotografin britanik të luftës, Don McCullin, i cili u bë i njohur për imazhet pikëlluese të zëna nga objektivi i tij në luftërat e Vietnamit dhe Kamboxhia.
Filmi do të realizohet nga shkrimet e Gregory Burke të botuara në vitin 1971, bazuar në autobiografinë e e McCullin të quajtur ‘Unreasonable Behaviour’.
Ashtu siç është përshkruar në libër, filmi do të pasqyrojë shtegtimin e fotografit nga fëmijëria e varfër në Londër gjatë luftës, deri tek foto-gazetari i luftës më i famshëm i angazhuar nga gazetat Observer dhe Sunday Times.