Tom Hanks iu desh të ndryshonte komplet look për t’iu përshtatur rolit të ri në filmin që po xhirojnë në Australi rreth jetës së Elvis Presley. Ai do të luajë rolin e kolonelit Tom Parker në film dhe duke qenë se duhej t’i përshtatej shumë karakterit, flokët ishin të parat që duheshin sakrifikuar.
“Shiheni këtë model të tmerrshëm. I tremba fëmijët me këto flokë. Dua t’u kërkoj falje që iu desh të shihnin diçka të tillë.”- u shpreh me shaka.