Thashethemet më të fundit flasin për një martesë tjetër nga ana e aktorit Tom Cruise, i cili raportohet se do ti propozojë asistentes së tij që kanë një vit lidhje. Ende nuk ka pasur një reagim nga të dy palët, por burimet pranë tyre flasin për një romancë, e cila tashmë do të kurorëzohet me një martesë.
Aktori i famshëm hollivudian po planifikon që t’i propozojë për martesë asistentes së tij 22 vjeçare, Emily Thomas, me të cilën përflitet prej kohësh se ka një lidhje.