Tom Cruise nuk takon të bijën prej vitesh, si pasojë e…

Showbiz

cruise
Një raport i ri ka dalë në ‘Us Weekly’ së fundmi, ku protagonist është bërë aktori me famë botërore, Tom Cruise. Sipas tyre 56-vjeçari ka disa vite pa takuar vajzën e tij Suri. Ai ka të drejtë me urdhër gjykate ta takojë 10 ditë brenda një muaji, por kjo nuk ka ndodhur prej shumë kohësh.Burime pranë tij shprehen se “ajo nuk është një Scientologist”, prandaj nuk mund ta takojë.

4750378 6237963 Cruise and third wife Katie Holmes divorced in 2012 after six ye a 1 1538638552473 289x400

Ai ka qenë i përkushtuar ndaj “Scientology”, (një organizatë fetare me praktika të çuditshme) për dekada të tëra pasi u njoh me organizatën nga bashkëshortja e parë Mimi Rogers. Pas divorcit të tij nga Rogers në vitin 1990, ai u martua me Nicole Kidman, me të cilën u divorcua më vonë për shkak të fesë në fjalë e cila, sipas mediave bëri gjithçka pë t’i ndarë. Kujtojmë se Suri është vajza e vetme biologjike e Tom Cruise dhe Katie Holmes, të cilët u divorcuan në 2012-ën pas 6 viteve martesë.

50BD29D200000578 0 Suri 12 lives with her mother Katie Holmes following her parents m 6 1538611799745