Tom Cruise ‘ngrin kohën’/ Në moshën 61 vjeçare shihet në formën e tij më të mirë

Showbiz

Aktori, në moshën 61-vjeçare, i ka dhuruar një shfaqje të pranishmëve  në Plazhin e Formentorit në Majorkë, ndërsa bënte zhytje në det herët në mëngjes. 38 vjet pas skenës së tij ikonike të volejbollit në plazh si Maverick në “Top Gun” ai ka arritur të kthej nga vetja sytë e pushuesve.

Ai u fotografua më pas ndërsa ecte së bashku me regjisorin meksikan Alejandro Gonzalez Iñarritu, i cili sot është 60 vjeç. Ndërsa më vonë, ai veshi një bluzë gri dhe vendosi një kapelë prej kashte për të hipur në një jaht luksoz.

 

Duket se Tom po shijon një pushim të merituar pas muajve të xhirimeve të “Mission: Impossible 8” në Londër. Seti i xhirimeve ishte zhvilluar në studiot Longcross në Surrey si dhe në lokacion e Urës së Westminster dhe pranë Downing Street, që nga fillimi i marsit.

 

Pak dihet për atë që do të ndodhë në sagën e tetët të serisë – do të vijojë nga Dead Reckoning, e cila u publikua vitin e kaluar. Fillimisht i titulluar “Dead Reckoning: Part Two”, filmi i ri tashmë konsiderohet një pjesë e dytë dhe në vend të kësaj do të jetë i njohur me emrin e vet. Arsyet e kësaj janë ende të panjohura, por thashethemet kanë ndryshuar pasi filmi po shkon në një drejtim ndryshe nga ai që ishte planifikuar fillimisht, duke arritur deri tek emri që u hodh poshtë për shkak të suksesit jo të mjaftueshëm të pjesës së parë.

Fillimisht ishte menduar të ishte gati në gushtin e vitit 2022, më pas u shty për nëntorin e po atij viti, më tej deri u tha se do të publikohej nè korrikun e vitit të kaluar, e më tej qarkulluan disa lajme  që përmendin sefilmi do të publikohej në qershor të këtij viti. Aktualisht, “Mission Impossible 8” ende pa titull, është planifikuar të publikohet më 23 maj 2025 pas një vargu zhvendosjesh për shkak të pandemisë dhe grevave të SAG-AFTRA vitin e kaluar.