Tom Cruise: “Kam qarë kur u ritakova me Val Kilmer pas kaq shumë vitesh”

Showbiz

Tom Cruise, ylli i ‘Top Gun: Maverick’, ka folur së fundmi për momentet kur u ritakua me Val Kilmer vite më vonë. Skena e ribashkimit mes Tom Cruise dhe Val Kilmer në ‘Top Gun: Maverick’, vazhdimi i filmit ‘Top Gun’ të realizuar 36 vjet më parë, ktheu edhe një herë sytë e fansave të të dyve nga dy aktorët.

Pak ditë më parë, Cruise, mori pjesë në talk show-n e Jimmy Kimmel, dhe rrëfeu se ribashkimi me mikun e tij Val Kilmer pas shumë kohësh, kishte qenë shumë emocionues për të dy. Aktori shpjegoi se momentet plot emocion që publiku pa në ekran në ‘Top Gun: Maverick’, përfaqësonin vërtet atë që ndodhi mes dy aktorëve. “Po qaja, ai çast ishte i pushtuar nga  emocionet”.

Tom Cruise shtoi se ndihej shumë i lumtur që Val Kilmer po kthehet në rolin e tij ikonik ‘Iceman’ për vazhdimin e shumëpritur. Duke folur për aktrimin e mikut të tij, Cruise tha: “Ai u bë menjëherë personazh përsëri. Shikoni ‘Iceman’. Ai është një aktor shumë i talentuar dhe i zgjuar dhe unë e dua punën e tij”.