Nëse jemi mësuar të shohim personazhet publikë të nisin histori të re dashurie menjëherë pas ndarjes apo divorcit, ky nuk është rasti i Tom Cruise. Kanë kaluar pesë vite nga divorci me Katie Holmes dhe aktori nuk ishte fotografuar asnjëherë me një femër deri të hënën që kaloi.
Paparacët kanë arritur të shkrepin disa foto të Tom krahas një femre bionde, teksa shëtisin të veshur sportiv në New York.Edhe pse nuk ka asnjë shenjë për ndonjë lloj marrëdhënie përtej shoqërores, mediat kanë aluduar për një lidhje të mundshme mes tyre. Vajza në fjalë është ende e paidentifikuar.
Lexoni gjithashtu:Keisi sapo na tregoi se është një nuse tradicionale…