Tom Cruise, aktori i parë që xhiron një film në hapësirë

Showbiz

Ka zëra që shprehen se Tom Cruise mund të bëhet aktori i parë që xhiron një film në hapësirë. Kryetarja e kompanisë ‘Universal’, Dame Donna Langley, la të kuptohet për filmin e ardhshëm se do ta shfaqë  yllin  60-vjeçar të Hollywoodit duke bërë histori në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës nëse gjithçka shkon sipas planit.

Ajo deklaroi se Cruise do të fluturonte në hapësirë përpara se të zbriste raketa.Dhe e gjithë kjo, do të xhirohej nga kamerat.Ylli i “Top Gun” ka shfaqur në ekran shumë nga skenat e dashura të të mësuarit se si fluturojnë avionat, rrëzimet nga ndërtesat e larta apo të ngjitjet në shkëmbinj.

Gjatë intervistës së saj Dame Donna Langley shpjegoi “Ne kemi një projekt të shkëlqyeshëm në vazhdim për Cruise që mendohet të marrë një raketë në Stacionin Hapësinor dhe shpresojmë se ai do të bëhet civili i parë që do të shëtisë në hapësirë jashtë Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor”.Ajo ndau gjithashtu edhe disa detaje rreth personazhit të Tomit në këtë film.“Aktori në këtë film, do të luajë në rolin e një djali me fat, i cili e gjen veten në pozitën e të qenit i vetmi person që mund të shpëtojë Tokën”.Producenti dhe regjisori Doug Liman, i cili ka punuar me Tom në “The Edge of Tomorrow”, mësohet se do të jetë regjisori i projektit të ardhshëm të Cruise.