Tolgahan tregon si ka ndryshuar jeta e tij, pas martesës me Almedën!

Showbiz

revitatolala

Në rastin e Tolgahan, ky ndryshim jo vetëm që është pasqyruar, por vetë aktori e quan si gjënë më të mirë që mund të kishte bërë. “Përpara se të njihja Almedën, kam qenë tepër gjaknxehtë dhe impulsiv. Isha një person i paduruar që irritohej për çdo gjë. Madje, mund të them se ndonjëherë mund të tregohesh edhe agresiv, gjithmonë në kontekstin verbal të agresivitetit. Por, falë Almedës kam ndryshuar. Tashmë jam shumë më i qetë, i duruar dhe mendoj çdo gjë shumë herë përpara se të veproj,” ka thënë aktori.