Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi presin të bëhen prindër për herë të parë nga momenti në moment. Çifti i njohur janë treguar shumë të hapur përgjatë këtij rrugëtimi të bukur dhe tashmë çdo gjë është gati. Almeda ka hyrë në muajin e 9-të të shtatzënisë dhe fansat sigurisht që pyesin çdo moment përse ende nuk ka lindur bebi.
Së fundmi, Tolga është ndaluar nga gazetarët teksa bënte pazar dhe është pyetur rreth këtij momenti të shumëpritur. “Jemi duke pritur për bebin. Jemi afër fundit të këtij procesi, Almedës tashmë i kanë filluar dhimbjet. Jemi në tension edhe ne, e presim nga momenti në moment. Megjithatë, me shumë mundësi fëmija do të lindë pas javës që vjen,” ka thënë aktori.