Tolgahan Sayışman shpërthen në lot / Arsyeja

Showbiz

Tolgahan Sayisman, të cilin e kujtojmë me interpretimin e  personzhit  të Kenanit, në serialin “Perla e Zezë” por edhe si protagonist në serialin “Mos u dorëzo” ku ndau rolin kryesor me aktoren Amine Gylse, së fundmi është komentuar për arsyen që e ka përlotur atë! Aktori i famshëm, i cili së fundmi po shijon suksesin edhe si producent, i është përgjigjur një sër pyetjesh përballë moderatores, gjatë një interviste televizive.

Aktori ka dhënë përgjigje të shkurtra për 40 pyetjeve sfiduese nga fusha të ndryshme të jetës, por momenti i cili shënoi kulmin gjatë intervistës, ishte kur ai nuk mundi t’i fshihte emocionet dhe as t’i përmbante lotët, ndërkohë që prezantuesja përmendi raportin e tij me të atin”. Sajishman u shpreh se normalisht nuk ishte një person kaq emotiv, por në mendjen e tij u vërtitën gabimet e bëra dhe telashet që i kishte shkaktuar padashur të atit, sa nuk mundi ta përmante veten. “Nuk e dija që do të reagoja kështu…”, tha ai,  duke kërkuar falje! Sajishman duke shtjelluar përgjigjen rrëfeu se kur i përmendej I ati, natyrshëm i vinte ndërmend djali i tij dhe mendonte për ndërtimin e raportit të tyre. “Është diçka që e kupton vetëm kur bëhesh prind” ishin fjalët emocionuese të aktorit i cili është baba i dy fëmijve Efehan dhe Alina nga martesa e lumtur me bukuroshen shqiptare Almeda Abazi.