Tolgahan Sayisman rrëfen momentet e frikshme dhe emocionet e ëmbla gjatë pritjes së djalit!

Showbiz

Tolgahan dhe Almeda Abazi u bënë prindër për herë të parë ditën e djeshme. Lajmi u dha nga mediat turke, të cilët sot kanë arritur të marrin një prononcim nga aktori turk. Pas lindjes, Tolgahan ka rrëfyer se emocionet janë shumë të mëdha dhe më tej ka zbuluar disa detaje nga lindja.

“Jam shumë i emocionuar dhe shumë i lodhur. Hyra në sallë, por nuk e kisha menduar që do të ishte kaq e vështirë. Lindja e Almedës nuk qe aspak e lehtë. Dua t’i jap një medalje, pasi zgjati 12 orë. Nuk kam fjalë ta përshkruaj atë ndjesi. Unë jam njeri që qaj me vështirësi, por edhe gurët plasin ”,-rrëfeu ai. Ndërsa në vazhdimësi të fjalës ai tregon se para se të lindte, i thoshte të birit ‘të dua shumë’, ndërsa tani i thotë ‘bir, më frikësove shumë’.Djali i çiftit të njohur quhet Efehan, emër të cilin dy të dashuruarit e bënë publik përpara se të vinte në jetë.