Nuk është më një sekret! Tolgahan Sayisman, ylli i serialeve turke, gjendet në Tiranë. Pas vizitës në zyrat e kryebashkiakut Erion Veliaj, Almeda dhe Tolga kanë vizituar Tiranën.
Gjithashtu, gjatë ditës së sotme, protagonisti i “Mos u dorezo” dhe “Perla e zeze”, si dhe bukuroshja shqiptare Almeda Abazi kanë qenë në zyrat e Tring. Entuziast për praninë e aktorit, i gjithë stafi ka bërë fotografi me të ndërsa Tolga tregohej mjaft i dashur dhe i buzëqeshur, pa i thënë jo askujt.
Prej datës 13 qershor, aktori i njohur si Jigit do të vijë përsëri në ekranin e 3Plus por kësaj herë në rolin e Kenan. Më shumë për këtë serial dhe eksperiencën e tij, Sayisman do të na rrëfejë në emocionin “My Living”.
Ndërkohë ju kujtojmë se Tolga do të jetë i ftuar special në finalen e madhe të spektaklit të kërcimit “Dancing with the stars”.