Tolgahan Saysiman dhe Almeda Abazi ndajnë mes tyre jo vetëm dashurinë për njëri-tjetrin por edhe pasionet, një prej të cilëve është edhe basketbolli. Ky pasion pa dyshim është rritur akoma më shumë qëkur motra e Almedës, Ilda u fejua me basketbollistin e njohur në Turqi Kenan Sipahi. Kenan është një baketbollist profesionist i lindur në Prishtinë. Ai është pjesë e skuadrës Beşiktaş J.K.
Duket se dy çiftet shkojnë shumë mirë me njëri-tjetrin. Si Tolgahan dhe Almeda shfaqin gjithmonë në rrjetet sociale mbështetjen e tyre për Kenan. Padyshim që prania e tij i ka bërë Tolgën dhe Almedën më shumë tifozë të basketbollit.