Tolgahan lë turqishten pas dore, vazhdon të flasë dhe komentojë shqip në fotot e Almedës

Showbiz

Almeda Abazi dhe Tolghan janë një çift i njohur tashmë për të gjithë ne. Ata së fundmi janë bërë prindër dhe duket se po e shijojnë shumë ardhjen e bebit. Almeda i është dedikuar plotësisht duke kaluar me të një pjesë të madhe të kohës, ndërsa Tolga edhe pse në kohë më i kufizuar nuk nguron ta shprehë herë pas here publikisht dashurinë e madhe për të birin dhe Almedën.
Ata nuk janë treguar aspak defensivë dhe diskret me fotot e djalit, duke publikuar shpesh foto nga përditshmëria.Dje, Almeda publikoi një foto shumë të ëmbël në Instagram, por na duhet ta pranojmë se vëmendjen e të gjithë shqiptarëve e mori Tolga.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Almeda Abazi Sayışman (@almeda92) on


“Të dua shumë” ishte komenti që aktori kishte lënë në foton e partneres së tij duke marrë jo pak pëlqime dhe reply. Nuk vonoi edhe përgjigja e Almedës duke i thënë se edhe ata e duan shumë atë, duke e kthyer këtë fotografi në një shembull perfekt të familjes ideale.