Aktori turk Tolgahan Sayisman është shumë i njohur në vendin tonë jo vetëm për rolet e tij në seriale, por edhe martesën me bukuroshe turke. Almeda Abazi. Çifti janë shumë të lumtur në martesën e tyre dhe janë prindër të një djali me emrin Efehan.
Së fundmi Tolga ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave turke për blerjen e tij më të re. Sipas portaleve turke, aktori ka shpenzuar 3 milion lira turke për dy makina. Tolga ka blerë modelin e fundit të një makine xhip, që kushton 1 milion e 700 mijë lira turke dhe i ka bërë dhuratë të njëjtin model makine edhe Almedës. Makina e re e Almedës kushton 1 milion e 300 mijë lira turke dhe në targa mban inicialet e emrave të tyre ETA (Efehan, Tolgahan, Almeda).