Almeda Abazi tashmë është angazhuar në spektaklin Dancing With the Stars dhe sigurisht do të kalojë një kohë të gjatë në Tiranë. Edhe pse këtu ka gjetur ngrohtësinë e të gjithëve, Almeda ka lënë pas në Turqi bashkëshortin e saj. Sigurisht që kjo shkëputje, për çiftin që kanë krijuar jetën e tyre në Turqi, ishte pak e vështirë.
Megjithatë, Tolgahan është kujdesur që edhe pse me kilometra distancë, t’i tregojë bukuroshes shqiptare dashurinë që ka për të. Ai ka postuar një foto ku shfaqet e gjithë familja, prindërit e tij, motra dhe Almeda, të shoqëruar me mbishkrimin: “Familja është gjithçka!” Një dedikim mjaft i ëmbël i aktorit turk, për të rikujtuar se pavarësisht distancës, Almeda dhe familja janë gjëja më e shtrenjtë në jetën e tij.