Tolga thotë fjalët më të ëmbla për Efehanin dhe zbulon planet për fëmijën e dytë

Showbiz

Prej pesë muajsh jeta e aktorit shumë të suksesshëm dhe të talentuar turk Tolgahan dhe ajo e bukuroshes shqiptare Almeda Abazi ka ndryshuar shumë. Efehan, vogëlushi që erdhi në jetë në fillim të muajit maj i dha emrin prindër për herë të parë çiftit shumë të pëlqyer të showbizit turk e shqipar dhe u shndërrua në qendrën e botës për ta. Do mjaftonte një kontroll i shpejtë në profilet e tyre përkatëse për të kuptuar se tanimë çdo gjë ‘rrotullohet’ rreth Efehanit të vogël.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Tolgahan Sayışman (@tsayisman) on


Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj, Tolgahan duket se po jetojnë ditë të lumtura e kjo kuptohet lehtë edhe nga postimet e fotot e shumta që ata publikojnë..
Aktori është duke shijuar për momentin suksesin e serialit “Kampion” historia e një boksieri të dalë në pension dhe djalit të tij të sëmurë që përballen me sfida jetësore.! Xhirimet po vazhdojnë me shpejtësi ndonëse seriali ka filluar të transmetohet në Turqi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Tolgahan Sayışman (@tsayisman) on


Përsa i përket jetës personale në një nga intervistat për mediat kosovare ai shprehet:
Është diçka shumë e bukur që gruaja ime është shqiptare nga Tirana. Për shkak të kësaj, edhe djali im është gjysmë shqiptar. Unë nuk ndihem i huaj këtu. Kjo është edhe toka ime. Në Tiranë shkoj shumë shpesh, shpresoj që në vijim edhe vizitat në Kosovë të jenë të shpeshta”!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Tolgahan Sayışman (@tsayisman) on