Një nga këngëtaret më të preferuara të publikut, pikërisht Lady Gaga, ka anuluar koncertin e saj për ditën e sotme në “Rock in Rio” që mbahet në Brazil pasi ka zbuluar se një dhembje shumë e fortë në trup nuk e lejon të vazhdojë veprimtarinë e saj ditore normalisht.
Lady Gaga vuan nga sëmundja që quhet Fibromylagia, e cila ka të bëjë me një dhembje shumë të fortë të muskujve të të gjithë trupit. Fansat kanë qenë gati për të takuar idhullin e tyre jashtë hotelit në Rio ku kanë vënë re se Lady Gaga ka dalë me anë të makinave të urgjencës dhe qante ndërkohë që shihte fansat.
“Jam në spital. Jam në një dhembje të tmerrshme. Mos harroni sa shumë ju dua”,- ka shkruar ylli i popit në Instagram.
Burimi: Blitz.al