Thotë se është ‘beqare’, por Ronela ka gati pajën si çdo vajzë shqiptare!

Showbiz

Ronela Hajati dhe Young Zerka janë një ndër dyshet më të përfolura të mediave rozë jo vetëm për karrierën e tyre muzikore, por edhe për dilemën e madhe nëse janë apo jo në një lidhje.Ata ndonëse në shumë evente, intervista apo revista fotografoheshin bashkë, kurrë nuk e kanë pranuar se janë në një lidhje.Ronela u shpreh se lidhja e tyre është si telenovelë, prandaj ‘sa më shumë e zgjasin, aq më shumë lekë marrim nga reklamat’.

Por pavarësisht se lidhjen nuk e konfirmojnë, Ronela tregoi se pajën e ka gati.“Pajën e kam gati nga mami. Madje kam një pajë gjigande. Unë kam mësuar të qep dhe qëndis se më ka mësuar mami. Paja ime përfshin perde, jastëkë, kuverta kolltuqesh, mbulesa tavolinash dhe janë të gjitha të punuara më dorë nga gjyshja dhe mami”, u shpreh Ronela.