Thirrje nga Esra Dermançioglu: “Ju lutem, mos e teproni!”

Showbiz

Pas përfundimit të përpjekjeve të kërkim-shpëtimit në zonat e tërmetit, në rrjetet sociale po të diskutohet gjithmonë e më shumë për përpjekjet e gjithkujt për rikthimin në normalitet! Në radhët e aktorëve që sollën mesazhe ndërgjegjësuese për mënyrën e reagimit shpesh herë me ngarkesa të rënda emocionale në rrjetet sociale, ishte edhe Esra Dermançioglu.

Ajo, iu është drejtuar ndjekësve në Instagram me një videomesazh duke shpjeguar se gjithkush që jetonte në Turqi dhe jashtë saj, e njihte tashmë situatën dhe e dinte mirë se çfarë pasojash të pazhbëshme solli tërmeti, ndaj kjo mjaftonte dhe nuk sillte nevojën e publikimit të videove me pamje rrënqethëse apo fotografive të dhimbshme me portretet e fëmijve të trembur, tronditur e shokuar nën rrënoja, qoftë edhe të shpëtuar prej tyre.

Në videomesazhin e saj ajo shprehej se këto pamje trondisin zemrat dhe mendjet e familjarëve të viktimave! “Ju lutem mos e teproni! Nëse doni mund të shkruani poezi, apo të përshkruani ndjenjat tuaja në ditar, bëjeni në vendin e duhur, por mos e ekzagjeroni me pamjet tronditëse dhe muzikën e pavend, kjo është e panevojshme, të gjithë e pamë çfarë ndodhi dhe kemi dhimbje në zemrat  tona. e boshllëk në kraharor”. Postimi i aktores, së roleve pikante, të paharrueshme me të cilat ajo fitoi zemrat e publikut fal interpretimit të saj,u ndoq nga shumë reagime që ndanin të njëjtin këndvështrim.