Një ditë më parë videoja ku bashkëshorti i Khloe Kardashian, Tristan Thompson, shfaqej teksa flirtonte me tre vajza bëri xhiron e botës. Këtë video Khloe e priti shumë keq dhe për pasojë u shtrua në spital, madje mendohet se edhe lindja e vajzës erdhi si shkak i tronditjes së madhe.
Por nuk mbaron me kaq, njëra nga vajzat e videos duket se ka vendosur që të shkatërrojë martesën e dyshes së njohur. Në një intervistë për një media të huaj ajo ka treguar se është në pritje të fëmijës së Tristan. Tani nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim një reagim nga Khloe dhe Tristan lidhur me këtë deklaratë.