Historia “The Weeknd-Selena Gomez-Justin Bieber-BellaHadid” është kthyer në një telenovelë të vërtetë.
Atëherë kur kujtuam se The Weeknd dhe Selena po shkonin mjaft mirë me njëri-tjetrin, këngëtarja u pa në krahët e ish-të dashurit, Justin Bieber. Aty kuptuam se Abel dhe Selena nuk ishin më bashkë!
Ama, nga ana tjetër nuk ka munguar as “hakmarrja” e The Weeknd!
Burime pranë revistës “Life & Style” kanë treguar se këngëtari i “Starboy” po tenton të rilidhë kontaktet me ish-të dashurën, Bella Hadid prej ditësh.
“Bella po merr mesazhe papushim nga Abel! Ai kërkon që ata të rikthehen bashkë!”, – shkruan revista amerikane.
Por modelja është aq e lumtur me Drake saqë i ka injoruar totalisht të gjitha thirrjet dhe mesazhet e The Weeknd.
Eh, dhe mos na thoni pastaj që e gjitha kjo nuk ngjan me një telenovelë!
Blitz.al/