Dje, jo vetëm Kate Middleton u bë nënë për herë të tretë. Edhe aktori aq i dashur për publikun, Dwayne “The Rock” Johnson, u bë gjithashtu baba për herë të tretë. Aktori e ndaj vetë me ndjekësit lajmin e lumtur. E dashura e tij, Lauren, solli në jetë një vajzë.
“I bekuar dhe krenar që sjell në jetë një tjetër vajzë të fortë. Tiana Gia Johnson u soll në jetë si forcë e natyrës dhe mami Lauren lindi si një yll rroku. Unë u rrita i rrethuar nga gra të forta, por pasi mora pjesë në lindjen e bebushës Tia, e kam të vështirë të përhskruaj nivelin e ri të respektit, dashurisë dhe admirimit që kam për Laurën dhe për gjithë nënat. Është shumë e rëndësishme të jeni pranë partnere tuaj kur ajo është duke lindur. Jini sa më suportivë, bëni çfarëdo gjëje që të jetë e nevojshme. Por, nëse doni të kuptoni momentin më të fuqishëm e më primal në jetë, shihni fëmijën tuaj teksa lind. Ashtu sic u thashë dhe vajzave të mëdha, edhe vajzës time të tretë i jap fjalën se do e dua, do e mbroj, do e udhëzoj dhe do e bëj të qeshë sa të kem jetë. Babai jot i çmendur ka shumë përgjegjësi dhe merr shumë role në këtë botë të madhe, por të qenit babai jot është roli më i rëndësishëm që do të marr ndonjëherë,” ka shkruajtur ‘The Rock’.