Thashethemet për tradhti të William kanë sjellë këto pasoja

Showbiz

Thashethemet që u përhapën kohë më parë se Prince William kishte një marrëdhënie jashtë martesore me Norfolk Rose Hanbury ndryshuan marrëdhënien e tij me Kate Middleton por për më mirë, raportim ky sipas Us Weekly. Një burim i familjes mbretërore tha gjithashtu se ky që në pamje të parë dukej problem përfundoi duke qënë diçka e mirë. Për dukeshën e Kembrixhit problemi më i madh nuk është ky por fakti se një ditë fëmijët e saj do të lexojnë lajme të tilla. “Kate mendon se këto janë thashetheme dëmtuese, padyshim, dhe e urren mendimin se një ditë fëmijët e saj do të jenë në gjendje të lexojnë rreth tyre në internet”, tha një mik i familjes. Por kjo çështje u bë gjithashtu një shkak për përmirësimin e marrëdhënies së saj me William.

Një burim i dytë ka thënë se Kate dhe William po bëjnë çdo gjë që është e mundur dhe e kanë lënë në duar të stafit të tyre rregullimin e këtyre lajmeve të pavërteta. “Ata po bëjnë një punë të madhe për ta rikthyer martesën përsëri siç ishte më parë”, tha burimi. Nuk është e pazakontë që të ketë disa pengesa në një martesë, sidomos pas tetë vjetësh, por ata janë ende të fortë. Pavarësisht nga uljet dhe ngritjet , ata e duan njëri-tjetrin shumë dhe fëmijët e tyre janë gjëja më e rëndësishme në jetën e tyre.