Aktorja e njohur Tuba Buyukustun, vetëm pak kohë më parë ka deklaruar se do të hiqte dorë përfundimisht nga aktrimi. Kjo, pasi teksa e shihte veten në ekran, e futur nën petkun e personazheve që interpretonte, Tuba nuk ishte aspak e kënaqur. Luajtja e roleve të ndryshme, karaktereve apo personaliteteve të ndryshme, e bënte aktoren të mos e shihte më veten njësoj si më parë. Ajo ka qendruar për një kohë të gjatë pa u angazhuar në asnjë projekt, duke i qendruar besnike vendimit të saj.
Mirëpo, së fundmi, duket se është shfaqur një projekt që “mund t’i prishë mendjen”. Teksa ishte e ftuar në premierën e një seriali, Tuba është shprehur: “Nuk shikoj shpesh televizor, as seriale e as programe të ndryshme. Por, jam e sigurt që miqtë e mi do të shkëlqejnë sot. Gjithashtu, mund të them se ky është fillimi i një projekti shumë të bukur që do të lindë në të ardhmen,” duke nënkuptuar kështu se ndoshta në projektin e ardhshëm do të përfshihet edhe vetë Tuba.