Një koncert i Coldplay në Greqi u ndërpre pasi një burrë i mbështjellë me flamurin Izraelit u rrëzua gjatë përpjekjes për të hyrë me vrull në skenë. Çastet e regjistruara në fotografi tregojnë kryesuesin e grupit, Chris Martin, duke ndaluar në mes të një kënge ndërsa burri i mbështjellë me flamurin Izraelit tenton të ngjitet në skajin e skenës, para se papritmas të rrëzohet përmbys.
Chris i kërkon menjëherë grupit të ndalojë muzikën, dhe pastaj së bashku me kitaristin Johnny Buckland ecin para skenës për të parë nëse djaloshi ishte mirë. Komediani izraelit, Guy Hochman, vjen para dhe vetë-identifikohet si burri që ra, duke postuar një fotografi të tij me flamurin në koncertin e Coldplay dhe duke thënë se mori një goditje të rëndë si rezultat i rënies, madje ai tregoise kishte thyer edhe një brinjë. Hochman tregoi se po përpiqej të tërhiqte vëmendje për luftën në Lindjen e Mesme, diçka që e pohoi se e kishte bërë edhe në shfaqje të tjera. Ndërkohë që demonstrata e Izraelit e Hochman doli të jetë një tentativë e dhimbshme, shumë persona në turmën e Coldplay ngritën zërin për të kthyer pengjet nga Gaza.