Tema, frymëzimi dhe çdo gjë që ka dashur të përcjellë Erion Kici tek juria dhe publiku

Showbiz

Erjon Kici ishte një nga tre finalistët që ju dha mundësia për të krijuar koleksionin e parë. Tema këtë herë ishte e lirë dhe secili mundi të zgjedhë në bazë të shijeve personale.

Tema në të cilën u bazua Erioni ishte me shumë kuptim pasi ai këtë profesion e ka të trashëguar brez pas brezi nga gjyshi dhe babai. Koleksioni “Enë gjaku”, kishte ngjyrat bazë të zezë dhe të kuqe dhe për t’ju afruar ngjyrave të flamurit shqiptar.  Çdo veshje kishte një qepje perfekte pasi kjo është dhe pika e fortë që Erioni ka treguar gjatë gjithë javëve në “Albania Designers Competition”. Zinxhiri është gati-gati një kameleon që merr forma të ndryshme në duart e Erionit, sepse ai është mjeshtër i ndërthurjes së tyre në veshje dhe pikërisht ky detaj ishte kryesori në 10 veshjet që ai krijoi në finale. Një koleksion i frymëzuar nga gjeometria dhe me një risi në gjatësitë dhe gjerësitë e veshjeve të sjella në një mënyrë jo të zakonshme.

Materiali bazë ishte kronolina dhe detaje si zinxhirit dhe prerjet unike të Erjonit. Veshja që ka patur më shumë vështirësi ishte xhaketa e krijuar prej më shumë se 200 zinxhirë të qepur me dorë njeri me tjetrin.

Veshjet e këtij koleksioni ishin elegante por përmbanin dhe detaje sportive pasi dhe stili i Erjonit është i tillë!

Pas finales së këtij emisioni Erjon kici fitoi një kontratë pune me Bora Zemanin dhe markën e saj të re B.Z e cila do të ketë dhe një dyqan online. Kjo markë do jetë kryesisht me veshje sportiv.