Shqipëria do të përfaqësohet këtë vit në Eurovision nga Jonida Maliqi me këngën “Ktheju Tokës”. Prej disa ditësh Jonida Maliqi ndodhet në Izrael ku do të organizohet kompeticioni më i rëndësishëm i muzikës në Europë. Për të prezantuar kulturën e muzikës shqiptare është kujdesur RTV publik izraelit KAN, i cili ka përdorur shumë ironi, por edhe shumë të vërteta.Pa u ndalur fare te komunizmi apo natyrën e bukur që ka vendi ynë, moderatorja Lucy Ayoub që ka realizuar videon shprehet që nëse pyet një shqiptar për këngët e preferuara në Eurovision, do të përgjigjet “Mu prish gjiza” që nënkupton se nuk i intereson fare.
Lucy tregoi gjithashtu se këngëtarët shqiptarë i realizojnë kripet në kështjella dhe përdorin makina luksoze. E pjesa më interesante ishte kur ironizoi klikimet e këngëve të artistëve shqiptarë. Ajo tha që ka pak shqiptarë nëpër botë, por klikohen mbi 100 milion herë, mirëpo kjo nuk do të thotë se ata i blejnë klikimet. Arsyeja pse ata kanë shumë klikimet është se dinë të bëjnë marketing dhe u shpreh se shpreson që ky marketing i mirë t’i ndihmojë në Eurovision.Një ironi e thellë, për më tepër shihni videon: