Telashet nuk kanë të sosur për Stresin, sërish në komisariat…

Showbiz

a.lushaj
Duket se Stresi do të vazhdojë të jetë një “bad boy” edhe pse për pak kohë të gjithë menduam se ai ishte stabilizuar dhe nuk po “ngatërrohej” më me ligjin. Por, Arkimedi na tregoi komplet të kundërtën. Pas një kontrolli që ka bërë policia në banesën e tij, ai është shoqëruar për në komisariat. Policia ka gjetur Stresin së bashku me disa miq me lëndë narkotike, në një lokal. Mbrëmjen e sotme Arkimedi duhej të mbante një koncert në Shkodër, por duke parë rrethanat me gjasa koncerti do të anullohet.