Teksa Meghan thyen çdo rregull të Pallatit Mbretëror, Mbretëresha vendos t’i dhurojë…

Showbiz

meg eliz
Një prej çështjeve më shqetësuese të momentit për familjen mbretërore, prej disa kohësh, është drama e madhe që i ati i Meghan Markle po shkakton nëpër media. Dukesha duket se ka vendosur të heshtë dhe të mos i jap asnjë zgjidhje kësaj çështjeje, por Mbretëreshës i ka ardhur në majë të hundës. Sipas Vanity Fair, ajo dëshiron të ndërhyjë në këtë çështje për t`i dhënë fund një herë e mirë, por Meghan nuk është dakord.

 640 0 5c1ba4d979bc0

Buckingham Palace duhet të bënte patjetër diçka për ta zgjidhur këtë gjë, por Meghan nga ana tjetër ishte kundër kësaj ndërhyrjeje. Refuzimi i Dukeshës për të komentuar mbi këtë gjë ka krijuar tension mes saj dhe Mbretëreshës, pasi babai i saj vazhdon të japë intervista, ndërsa Meghan qëndron e heshtur. Se si do të zgjidhet çështja mbetet për t`u parë. Nga ana tjetër, Mbretëresha ka vendosur që t’i bëjë një dhuratë tepër domethënëse. Ajo do i japë Meghan të drejtën e vendimmarrjes në disa shoqata bamirësie në të cilat është e angazhuar familja mbretërore. Një dhuratë jo pak e rëndësishme kjo, duke parë edhe situatën e tensionuar mes tyre.