Të pathënat e kërcimit të Almedës dhe Tolgahan në «Dancing with the stars»

Showbiz

tolshb

Një nga surprizat më të bukura të këtij edicioni të «Dancing with the stars» ishte prania e aktorit të njohur të “Mos u dorëzo” dhe “Perla e zezë”, Tolgahan Sayisman. Në një intervistë ekskluzive për programin “My Living”, ylli i serialeve turke ka rrëfyer më shumë mbi ftesën që ju bë nga produksioni për të kërcyer natën finale së bashku me bashkëshorten e tij, moderatoren Almeda Abazi.

alemdtoott

Tolga na tregon se e ka ndjekur Almedës gjatë 12 javëve në ekranin e Vizion Plus, e madje është krenar për të.
“E kam parë disa herë kur kam patur mundësi ndërsa nënës time nuk i ka shpëtuar asnjëherë, e ka ndjekur vazhdimisht. Almeda i bën të gjithë për vete me bukurinë, modestinë dhe talentin e saj. Unë e mbështes në gjithçka.” – ka thënë aktori i njohur.

kercimdjdi

Megjithatë, duket se kur vjen puna tek kërcimi Tolga nuk ndihet aq i sigurt sa në aktrim. Në këtë zhaner të artit, ai shprehet se Almeda është më e zonja se ai.
“Almedës i pëlqen shumë të kërcejë. Kercen thuajse si një profesioniste. Ishte shumë entuziaste për kërcimin e natës finale ndërsa unë u përpoqa të kërceja sipas ritmit të saj dhe të isha një partner i mirë me aq sa kisha mundësi.”

sdsdsfg

Edhe pse për Tolgën ishte Almeda profesioniste, në sytë e të gjithë publikut çifti shkëlqeu njësoj duke e kthyer natën finale të spektaklit në një mbremje të paharrueshme.