Të pathënat e Christina Aguiler-ës!

Showbiz

christina10.jpg
Christina Maria Aguilera lindi më 18 Nëntor 1980 në New York dhe për të gjithë admiruesit e horoskopit i përket shenjës së akrepit. Është një nga këngëtaret më të njohura të muzikës pop,tekst shkruese,aktore dhe personazh publik Amerikan. Ajo numëron shumë këngë dhe bashkëpunime të suksesshme.
Puna e saj kolosale ka bërë që Aguilera të shesë rreth 70 milionë albume, duke e renditur atë si një nga këngëtaret me shitjet më të mëdha.

christina aguilera

Fëmijëria e këngëtares ka qenë disi e vështirë, zënka dhe debate në familje kanë bërë që Christina t’i pasqyrojë ato edhe në këngët e saj si “I’am ok” dhe Oh Mother”. Gjithashtu Aguilera ka arritur të fitojë 5 çmime Grammy, dhe një yll në “Hollywood walk of Fame”. Aguilera është njohur si ikonë popi dhe fitoi titullin “Princeshë popi” vite më parë.

xtina pic 1
Përveç karrierës së saj si këngëtare Aguilera mori pjesë dhe në filmin “Burlesque”(2010) dhe gjithashtu ka qenë trajnere në gjashtë sezone të “The Voice”.
Puna dhe fitimet e mëdha që ka marrë prej saj kanë bërë që këngëtarja të përfshihet gjithashtu dhe në kauza bamirësie. Ajo është ambasadore e UN (United Nations) për programin botëror të ushqimit.  Bukuroshja ka shërbyer si imazh për shumë firma të njohura veshjesh dhe make-upi ndër të cilat mund të përmendin: Linjën e make-up Felish, Levi’s,Versace, Orange.

cristnn
Aguilera është gjtihashtu pronare e një linje parfumesh që u hodh në treg në vitin 2004 “Xpose” linjë e cila u pëlqye shumë nga publiku dhe arriti të ishte parfumi më i pëlqyer në Angli si dhe më i shituri. Për të gjithë shikuesit e Tring, Christina Aguilera ka ardhur në “Burlesque” një muzikal i suksesshëm në bashkëpunim me Cher, të cilin e kemi ndjekur në Muse.