Të lumturohesh për tradhëtinë e të dashurit? Epo veç Kendall Jenner mund të reagonte kështu!

Showbiz

Kendall Jenner

Kendall Jenner është prej disa kohësh në një lidhje me Blake Griffin. 22 vjeçarja nuk është munduar në asnjë moment ta mbajë të fshehtë lidhjen e saj. Modelja ka qënë përherë shumë e hapur në këtë pjesë.

kendall jenner4

Tashmë përveç lidhjes, po bëhet goxha publike edhe ndarja e tyre. Një ndarje të cilën Kendall si duket mezi po e priste. Praktikisht, shoqet e saj tregojnë se ajo është e lumtur për këtë fakt. Edhe pse të gjithë akuzojnë të dashurin e saj për tradhëti, Kendall gjithsesi do të ndahej prej tij.
Vetëm pak kohë më parë ai u shpërngul larg saj, në një tjetër qytet. E sipas saj, kjo do të sillte në mënyrë të paevitueshme ndarjen. Lidhja e tyre nuk arriti të ishte kurrë e konsoliduar, e ndoshta distanca ishte shkëputja e nëvojshme për t’i dhënë fund një herë e mirë.