“Të krijuarit është gjëja që më përmbush dhe më plotëson shpirtin” Alberta Sejdiu triumfon në edicionin e parë të ADC-së

Showbiz

“Kam zgjedhur të bëhem stiliste, sepse nuk jetoj dot pa këtë dhe e di që në asnjë fushë tjetër nuk jam më e zonja se në dizajn. I dua sfidat dhe kam zgjedhur të sfidoj veten duke u bërë pjesë e ADCsë. Besoj te vetja dhe profesionalizmi im. Mendoj që i kam të gjitha pikat e forta që duhen në këtë profesion, që nga skica e deri te realizimi. Që kur mora pjesë në audicion, besoja se do të fitoja. Nuk i kam fort të qarta përfitimet që do të kem nga kjo pjesëmarrje, sepse i kam lënë gjërat të rrjedhin natyrshëm, por e di që kam shumë për të dhënë.”

Kështu u shpreh para pak javëve Albera Sejdiu për revistën Living dhe sot 23-vjeçares nuk i mbetet gjë tjetër veçse të shijojë fitoren e saj të merituar.

Pas 10 javësh mbushur me sfida dhe emocione të shumta Alberta Sejdiu triumfoi me talentin dhe punën që ka treguar javë pas jave.

Në stilin e saj u dallua qartë puntatë pas puntate tendenca për të krijuar veshje klasike e madhështore. Alberta është e çmendur pas detajeve në një veshje, të cilat zgjedh t’i krijojë vetë dhe në koleksionin e saj të parë ’Nouveau’’ ishin pikërisht detajet ato që bënë diferencën.

Ajo i qëndroi besnike stilit të saj dhe as këtë herë nuk zhgënjeu jurinë apo mentorin, stilistin e mirënjohur Ardi Asllanin, i cili i qëndroi në krahë të gjithë konkurrentëve për 10 javë.

Në rrjetin e saj social Instagram, ALberta shpreh se pas marrjes së kupës së parë të këtij kompeticioni është shumë e emocionuar, por që kur e filloi këtë kompeticion, e filloi me besimin që do të fitojë.

Isha shumë e sigurt në vete, gjatë rrugëtimit tim kisha dhe unë ngritjet e uljet e mia sado që e prezantoja të fortin, por gjithësesi nuk u dorzova kurrë sepse “Të krijuarit është gjëja që më përmbushë dhe më plotëson shpirtin” përfundon 23-vjeçarja.

Ju kujtojmë që finalen e madhe të ADC-së mund ta ndiqni ritransmetim në këto data e orare.