Presidenti i SHBA-së dhe bashkëshortja e tij janë përfolur shumë në media për marrëdhënien e tyre në çift. Sipas Washington Post, Melania dhe Donald Trump janë pothuajse të ndarë. Thuhet se edhe pse ata jetojnë ende bashkë, në fakt çifti presidencial nuk fle, nuk ha dhe as kohën e lirë nuk e kalojnë së bashku. Këto fjalë nisën të qarkullonin në shtyp që pas videos virale ku Melani nuk i jepte dorën Trumpit. Sipas anëtarëve të “Shtëpisë së bardhë”, Melania ka ngritur rreth vetes një mur dhe po e largon gjithnjë e më shumë të shoqin.