Të gjithë të shqetësuar për shëndetin e Justin pasi videoja e tij në rrugë bëhet virale!

Showbiz

4BFDACC9 8F10 45EB 90E6 E3A624752496 600x340
Teksa ka qenë duke takuar disa nga fansat e tij, Justin Bieber ka fillua të ketë një sjellje aspak normale, e cila i ka shqetësuar të gjithë. Justin nisi të dridhej dhe të përqafonte një fanse në mënyrë shumë të çuditshme. Të tjerët që kanë qenë duke filmuar janë habitur dhe menjëherë kanë reaguar duke e bërë videon virale.

Të shumtë kanë qenë ata që kanë menduar se këngëtari nuk është në gjendje të kontrollojë trupin, disa u shprehën se mbase kjo ka qenë thjesht një shaka nga ana e tij dhe të tjerë thanë se ai mund të ketë qenë nën efektin e ndonjë substance narkotike. Deri tani akoma nuk ka asnjë reagim nga Justin apo ata që e përfaqësojnë.