Babai i këngëtares shqiptare Dua Lipa, Dukagjin Lipa është kthyer sot në burrin më të komentuar. Gjithçka nisi nga një artikull në BuzzFeed ku ndër të tjera shkruhet:
“Mos i thoni gjë Duas, por ne e kemi fiksim babain e saj. Nëse jetoni në planetin Tokë,padyshim e njihni Dua Lipën, ose të paktën keni dëgjuar hitin e saj ‘New Rules'”.
Gjithashtu në artikullin e publikuar në Buzzfeed përmendet marrëdhënia e ngushtë e Duas me të atin dhe fakti se ajo ka trashëgua prej tij dashurinë për muzikën.