Era Istrefi ka shkuar në Javën e Modës në Paris, një event që marrin çdo vit pjesë figura të shquara nga e gjithë bota. Këngëtarja shqiptare ka tërhequr të gjithë vëmendjen e veshur në të zeza dhe një rreth me gurë të shndritshëm në kokë.
Look-u i saj ngjason me atë të një aktoreje në vitet ’60. Era është parë në shoqërinë e këngëtarit britanik Julian Perretta me të cilin qarkullojnë fjalë se është në një lidhje romantike.Përveç Javës së Modës, thuhet se ndodhet në Paris edhe për të punuar për këngën e re që do të lançojë së shpejti.
View this post on Instagram