Është ndarë nga jeta ditën e djeshme stilisti i njohur Karl Lagerfeld në moshën 85 vjeçare. Ai është i njohur për talentin dhe kreativitetin e tij dhe për sfilatat e paharrueshme që ka realizuar për Chanel për dekada me radhë.Lajmi që ai u largua nga jeta ka mërzitur shumë njerëz, sidomos ata që kanë patur mundësinë që të punojnë me të. Personazhe të njohur të Hollyëood-it, modele, aktorë, por edhe këngëtarë kanë shprehur ngushëllimet e tyre dhe kanë thënë fjalët më të mira për të.
Ndërkohë që të gjithë po lartësojnë punën e tij, ka dhe nga ata persona që mendojnë se Karl Lagerfeld nuk është një person i mirë.Aktorja dhe moderatorja e famshme britanike, Jameela Jamil, vendosi të flasë hapur dhe të hedhë akuza të rënda në drejtim të Karl Lagerfeld, duke insistuar se nuk duhet të lartësohet figura e tij.Ajo tha se Karl i kishte fobi femrat e shëndetshme dhe ishte parimisht kundër fuqëzimit të gruas.
Këtu ajo ka folur duke iu referuar deklaratës që ai ka bërë për këngëtaren e njohur Adele se është e shëndetshme.Një person kundër femrave, i pamëshirshëm, fobik nga femrat e mbushura, nuk duhet të postohet në të gjithë internetin si një shenjtor që u largua shumë shpejt. Sigurisht i talentuar, por jo një njeri i mirë”, shkroi Jameela.Jameela shtoi më pas se ai nuk kishte ndryshuar kurrë dhe nuk kishte kërkuar asnjëherë falje për veprimet e tij.