Bëhet fjalë për këngëtaren me origjinë shqiptare, Dua Lipa, e cila së fundi ka pasur shumë sukses në muzikën ndërkombëtare sidomos pas suksesit me “No Lie”, bashkëpunim me Sean Paul. Dua është parë të ftohet gjithandej, ndërkohë që ka rrëmbyer edhe disa çmime të rëndësishme për karrierën e saj. Mirëpo ndonëse kudo po flitet për sukses, diçka që na bie në sy është mosprania e të dashurit të saj në këto hapa të rëndësishme të Duas.
I dashuri i saj ka qenë një nga personat që nuk e linte vetëm askund, madje mund ta mbani mend se sa shumë u përshtat ai edhe me Kosovën dhe Shqipërinë kur Dua mbajti koncertet e saj.
Edhe në rrjete sociale vihet një largim midis të dyve pasi Dua postonte shpesh fotografi me të dashurin e saj, ndërkohë që një gjë e tillë nuk ka ndodhur së fundmi.
Burime për “Prive” tregojnë se bëhet fjalë për një ndarje, e cila me shumë mundësi do të ndodhë shumë shpejt, sepse Dua dhe i dashuri i saj po “lundrojnë në këto ujëra”, mirëpo nuk thuhet se cila është arsyeja për këtë vendim.
Burimi: Blitz.al