Ndarja e Stresit me Kejsin ka që prej të hënës që po përfliet, por ende nuk i dihet sesi qëndron e vërteta. Keisi ka hequr nga bio në ‘Instagram’ mbiemrin Lushaj dhe madje ka fshirë të gjitha fotot dhe dedikimet që bëri për bashkëshortin e saj Stresi, kur ai ishte në burg. Pak ditë më parë, Keisi na tregoi se ende e mban unazën e martesës në gisht. Ndërkohë që të gjithë po pyesin se çfarë po ndodh mes tyre, Keisi ka një tjetër problem. Së fundmi ajo ka publikuar në ‘Instastory’ një foto ku pyet ndjekësit e saj “Ti pres flokët apo jo?”. Kjo foto nuk qëndroi shumë në profilin e saj dh më pas u fshi.