Të gjithë prisnin dasmën, Stresi qënka celebruar pa e marrëvesh njeri!

Showbiz

stresi dasm
Fejesa e Stresit dhe partneres së tij Kejsi bëri shumë bujë. Të gjithë u çuditën nga fejesa e një “bad boy” si Stresi. Në fakt, Stresi jo vetëm që është fejuar, por edhe qenka martuar. “Ne të martuar jemi, por nuk kemi bërë dasmë. Planet i kemi, por me kismet, sepse është pak vështirë. Unë kam familjen jashtë dhe Stresi është duke mbaruar albumin e fundit. Unë e mbështes në karrierë, por për të dy, ai duhet ta bëj këtë gjë, kur t’i mbyllë të gjitha dhe të bëhen letrat për të ikur jashtë do bëjmë dasmën.”

kejsi stresi
Po ashtu, Kejsi ka treguar se nuk ka dashur kurrë që Stresi t`i ulej në gjunjë dhe ta propozonte, pasi do të sikletosej. “Kemi vendosur shumë thjeshtë. Duke biseduar me familjet tona menduam për planet për njëri-tjetrin dhe vendosëm, pastaj ndamë datën. Shkëmbyem nishanet dhe ndoqëm të gjitha traditat e tjera shqiptare. U veshëm thjesht, mblodhëm njerëzit më të afërt dhe aq ishte. Celebrimi ishte siç doja unë, ndërsa dasma do jetë sipas Stresit, siç do ai, e madhe,” –ka treguar Kejsi.