Futbollisti i njohur ka festuar 33 vjetorin e tij. Cristiano Ronaldo tashmë është babai i 4 fëmijëve, e mesa duket kjo ka ndikuar në stilin e tij të jetesës. Pavarësisht se mori urime të panumërta nga fansat dhe miqtë e tij, Ronaldo ka vendosur të mos e festojë ditëlindjen.
Një surprizë kjo për personat e afërt, të cilët janë mësuar me festa luksoze. Sipas mediave portugeze, një nga arsyet që e ka çuar drejt këtij vendimi, është forma e tij jo e mirë sportive si dhe humbjet e vazhdueshme të skuadrës së tij. I vetmi “aktivitet” që Cristiano ka bërë për ditëlindje, ishte postimi i një fotoje me një tortë të thjeshtë, me të cilën falenderonte të gjithë për urimet e tyre.