Kanye shkruajti një sërë statusesh në rrjete sociale, të cilat duket se kanë ”çmendur” mbarë botën. Të gjithë po i komentojnë dhe shpërndajnë fjalët e tij dhe sigurisht, Kim është e vetmja e cila po e mbështet në këtë vorbull që u krijua. Duket sa bashkëshorti i saj po promovon albumet që do të lançojë gjatë verës, por ka zgjedhur ta bëjë këtë në mënyrën më kontroversiale të mundshme.
Ai ka shprehur simpatinë ndaj Trump si dhe ka treguar se është shumë më i suksesshëm se disa nga emrat më të njohur të tregut ndërkombëtar. Shumë persona e kanë gjykuar ”shpërthimin e tij me statuse, si një problem mendor, gjë të cilën Kim e ka quajtur tejmase të pavend kundrejt bashkëshortit të saj. Vetëm gjatë 24 orëve pas këtyre deklaratave, Kanye ka humbur mbi 10 milionë ndjekës në rrjete sociale, mes tyre kërcimtarja Teyana Taylor, kunati Travis Scott madje dhe Kylie Jenner.